DYLON

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pret në takim zyrtarët e FC Drita

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pret në takim zyrtarët e FC Drita
Avatar photo Redaksia

Sot në ambientet e federatës së futbollit të Kosovës, drejtori i përgjithshëm i FC Drita, Feti Murseli së bashku me zv.drejtorin Valon Zymberi kanë takuar presidentin e ri të FFK-së, Agim Ademin për të uruar në detyrën e re në krye të FFK-së.

Murseli është zotuar që bashkëpunimi mes FC Drita dhe FFK-së nuk do të mungojë në mënyrë që futbolli kosovarë të ketë ngritje, ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij klubi në facebook.

Edhe presidenti Ademi ka uruar klubin FC Drita për sukseset në arenën ndërkombëtare, duke na dëshiruar suksese edhe në ndeshjen e nesërme kundër ekipit të Malmos, dhe është zotuar që do ti mbështes të gjitha klubet pa dallime.

EkoHigjiena

Ndryshe, skuadra e Dritës do ta mbajë sonte në orën 20:00 stërvitjen e fundit para ndeshjes së rrethit të parë të Ligës së Kampionëve kundër Malmos, që zhvillohet të martën në orën 20:45. Stërvitja e Dritës mbahet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.