DYLON

Presidenti i Fenerbahces zbulon dy skuadrat që i kanë refuzuar për Muriqin

Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi nuk do të lëviz nga Fenerbahce në afatin kalimtar të janarit. Bomberi kosovar që është vërshuar nga ofertat joshëse, madje edhe nga klubet angleze, nuk do të largohet nga klubi i tanishëm.

Dilemat i ka hequr presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç.Ai ka përmendur edhe klubet të cilat kanë bërë ofertë në drejtim të tij.

Sipas tij, Tottenham Hotspur dhe Burnley kanë dërguar ofertat e tyre, por që janë refuzuar.

EkoHigjiena

“Kemi pasur një takim privat me Vedat Muriqin dhe lojtari nuk është në agjendën e transfereve”, citojnë mediat turke një deklaratë të Ali Koç, raporton Gazeta Olle.

“Ne duam të bëhemi kampion”, ka deklaruar Koç.

10 gola dhe tri asiste është bilanci i sulmuesit të Kosovës me Fenerbahcen në stinorin vjeshtor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.