DYLON

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli vizitoi Roganën

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Dega e AKR-së në Kamenicë në kuadër të fuqizimit të saj, pas aderimeve të reja, ka hapur zyrën e nëndegës në Roganë e cila do të shërbejë si pikë kontakti me degën edhe i lokaliteteve për rreth saj.Në hapjen e kësaj qendre ka marë pjesë edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli..

Kryetari i Degës Fatmir Matoshi e njoftoi Presidentin Pacolli me gjendjen aktuale të degës dhe me punën e AKR-së në institucionet komunale. “AKR në vazhdimësi ka zhvilluar aktivitetin e saj në degë dhe nëndegë dhe pas aderimeve të reja që kanë ndodhur muajin e fundit ka vendosur të hap një pikë kontaktuese në Roganë pasi që kjo është një qendër më e madhe dhe në të gravitojnë edhe lokalitetet përrreth. Kjo zyre do të shërbejë për fuqizimin e mëtejmë të AKR-së.” tha kryetari Fatmir Matoshi.

EkoHigjiena

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka përgëzuar degën e AKR në Kamenicë për aktivitetin e saj dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për strukturat e partisë duke kërkuar një mobilizim sa më të madh në mënyrë që të triumfojë vizioni politik i AKR-së i cili bazohet vetëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Kamenica duhet të gjejë një hapësirë prej mbi 50 hektarësh, për të krijuar një zonë të madhe ekonomike, e cila gjithsesi duhet të jetë afër me kufirin, për shkak të shqiptarëve që jetojnë në këto dy shtete fqinje. “Zona e lirë ekonomike mund të ndihmojë fuqishëm zhvillimin e një ane. Përsa i përket autostradës për Shkup, ajo është e nevojshme në një fazë të mëvonshme ndërsa aktualisht jemi kundër saj sepse autostrada duhet të bëhet deri në Ferizaj dhe prej aty të devijojë në drejtim të Gjilanit, për t`u lidhur me pikën kufitare në ‘Dheu i Bardhë’.” tha Presidenti Pacolli.

Ai kërkoi edhe mbështetjen e Komunës së Kamenicës për këtë projekt.

Presidenti Pacolli ka ritheksuar se Kamenica mbetet prioritet i tij dhe se investimet këtu do të ndodhin shpejt ndërsa përveq investimeve në Ruboc ka thënë se duhet të studiohet mirë fusha e Novosellës dhe Kaolina në Karaqevë.

Nënkryetari i Degës Satmifer Kryeziu e ka falënderuar Presidentin Pacolli që ka zgjedhur Roganën për të kaluar pasditen me strukturat e AKR-së dhe e e ka siguruar atë se partia është në rrugë të mirë për tu fuqizuar gjithnjë e më tepër.

Për mbështetjen financiare të ujësjellësit në Roganë është falënderuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministri Fadil Ismajli.

Presidento Pacolli me bashkëpunëtorët vendosi kurirë lulesh dhe bëri homazhe të lapidari i dëshmorëve Emin e Selver Kryeziu, ndërsa më pastaj e vizitoi edhe Fabrikën e Mobileve “Besiani” në Roganë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.