Presidenti duhet të përmbyll historinë e dhimbshme Kosovë -Serbi

Presidenti duhet të përmbyll historinë e dhimbshme Kosovë -Serbi

Kosova tani më po hyn në finale të disa proceseve jo pak të rëndësishme për të ardhmen e saj. Në liberalizimin e vizave po punohet me seriozitet e me përkushtim në mënyrë që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Skruan: izmi ZEKA

Megjithatë, finalizimi i bisedimeve me Serbinë, është njëra nga çështjet më të nxehta të këtij viti. Arritja e një marrëveshje përfundimtare është njëra nga objektivat e tri palëve të përfshira në këtë çështje, duke përfshirë këtu edhe bashkësinë ndërkombëtare, si ndërmjetësues i bisedimeve.

Dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare nuk është as e lehtë e as shpejtë e arritshme. Aq më parë kur kemi të bëjmë me Serbinë, një vend që asnjëherë gjatë historisë nuk është sjellë as njerëzisht e as miqësisht me Kosovën dhe me shqiptarët.

Sidoqoftë, Kosova është e gatshme të ballafaqohet sy më sy e me dinjitet me cilindo vend e madje edhe me Serbinë. Por, një çështje tani më në diskutim, është pyetja se kush duhet t’i udhëheqë këto bisedime, duke pretenduar marrëveshjen përfundimtare.

Duhet të jetë ky presidenti, kryeministri apo ndonjë i tretë? Nëse kthehemi pas dhe përcjellim zhvillimin e të gjitha ngjarjeve në vend, duke filluar nga lufta, paslufta e deri më sot, besoj se nuk duhet të ketë dilemë, se përmbylljen e këtij procesi të domosdoshëm për vendin, duhet ta bëjë një emër i përveçëm, e ky është Hashim Thaçi. Hashim Thaçi, tani president i Republikës së Kosovës, i ka udhëhequr të gjitha proceset më të rëndësishme të këtij vendi.

Hashim Thaçi si përfaqësues politik i UÇK-së, gjatë gjithë kohës tregoi gatishmërinë e tij të palëkundur për të quar Kosovën drejt lirisë. Hashim Thaçi i udhëhoqi, me po këtë përkushtim e vendosmëri, bisedimet e rënda e të rëndësishëm të Rambujes, ku edhe e dëshmoi se është një negociues i zoti, i matur e trim.

Hashim Thaçi, pas përfundimit të luftës, dëshmoi përcaktimin e tij për një Kosovë demokratike dhe një sistem të lirë plural, asnjëherë duke mos e vënë veten para interesit të vendit.

Hashim Thaçi, e dërgoi Kosovën drejtë shpalljes së pavarësisë.

Hashim Thaçi, gjatë gjithë jetës së tij, ka treguar se është i aftë që tu prij proceseve të rëndësishme të vendit, prandaj s’ka se si mos të jetë kjo edhe në të ardhmen.

Kosova duhet t’ia besoj këtë Hashim Thaçit dhe pa asnjë dilemë Hashim Thaçi edhe nga kjo do të dal faqebardhë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE