DYLON

Presidenti Ademi takohet me presidentin Çeferin në selinë e UEFA-së

Presidenti Ademi takohet me presidentin Çeferin në selinë e UEFA-së
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të presidentit Aleksandër Çeferin, sot, në selinë e UEFA-së në Nyon, presidenti i FFK-së, Agim Ademi zhvilloi një takim të rëndësishëm me të parin e futbollit evropian. Takimi u mbajt në zyrën e presidentit Çeferin dhe u përqendrua në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e ardhshme.

Gjatë takimit, presidenti Çeferin shprehu interesimin e tij për futbollin në Kosovë dhe projekte të reja si dhe për raportet e FFK-së me institucionet e vendit. Ai u informua në detaje nga presidenti Ademi rreth situatës aktuale në lidhje me edukimin e kuadrove, zhvillimin e futbollit dhe marrëdhënieve të FFK-së me institucionet e tjera.

EkoHigjiena

Presidenti Çeferin gjithashtu shprehu interesimin e tij për t’u informuar edhe mbi rezultatet e ekipeve kombëtare të Kosovës, progresin e infrastrukturës së futbollit, si dhe për vërshimet e fundit në disa pjesë të Kosovës.

Në këtë takim, presidenti Çeferin shprehu edhe një herë mbështetjen e tij të plotë për FFK-në dhe presidentin Ademi, duke paralajmëruar njëherësh vizitën e tij në Kosovë.

Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes UEFA-së dhe FFK-së për të forcuar futbollin në Kosovë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij të qëndrueshëm.

Nga ana e tij, presidenti Ademi ia prezantoi presidentit Çeferin të gjitha projektet dhe arritjet e fundit në futbollin kosovar, duke e falënderuar atë për mbështetjen e fortë që UEFA i ka dhënë gjatë gjithë kohës. Ai shprehu mirënjohjen e tij për interesimin dhe përkrahjen e fuqishme të presidentit Çeferin, duke vlerësuar kontributin e tij në avancimin e futbollit në Kosovë, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.