DYLON

Presidenti Ademi përgëzon Gjilanin për debutim të suksesshëm në Evropë

Presidenti Ademi përgëzon Gjilanin për debutim të suksesshëm në Evropë
Avatar photo Redaksia

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi  ka uruar Gjilanin për debutimin e suksesshëm në garat evropiane.

“Shumë stres e peripeci për ditë të tëra, por në fund gjithçka shpërblehet me debutim të suksesshëm të Gjilanit në Europa League. Përgëzoj futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe ‘Skifterat’ për fitoren e parë evropiane kundër skuadrës Tre Penne nga San Marino (3:1) dhe kualifikimin në rrethin e parë të kësaj gare. Përpara me guxim e besim për sukses edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Apoel Nikosia në stadiumin tonë mitik ‘Fadil Vokrri’!”, ka shkruar presidenti Ademi në mesazhin e tij të urimit për gjilanasit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.