DYLON

Presidenca: Zgjedhjet do të mbahen të dielën, më 8 qershor

Avatar photo Redaksia

​Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen të dielen, ashtu siç është përcaktuar më herët.

Ai ka thënë se Presidentja po i vazhdon takimet e përcaktuara më herët për të parë përgatitjet për zgjedhjet nacionale.

EkoHigjiena

“Presidentja po i vazhdon takimet e saj të përcaktuara që më herët me anëtarët e KQZ’së dhe me vëzhguesit e Demokracisë në Veprim për të parë të gjitha përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme në vend më 8 qershor”, ka thënë Vllahiu trnasmeotn RTK.

Në takim, që sipas agjendës është përcaktuar ditë më parë, Presidentja Jahjaga dhe anëtarët e KQZ-së biseduan për aspektet teknike të organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme në vend, për kushtet dhe rrethanat në të cilat ato mbahen si dhe për aktivitetet e KQZ-së në periudhën përpara, gjatë dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve. Presidentja Jahjaga dhe anëtarët e KQZ-së theksuan se zgjedhjet duhet të jenë të lira, demokratike, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.

Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend, mbahen në kohën kur tragjedia në Korporatën Energjetike të Kosovës në Obiliq ka goditur gjithë qytetarët e vendit. Ajo tha se dhembja është e madhe dhe theksoi se tani vendit i duhet një solidarizim me familjet e atyre që u prekën në këtë tragjedi.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosovës tani i duhet fuqi për të tejkaluar pasojat e tragjedisë, ashtu siç kanë ditur qytetarët e Kosovës të bëjnë në momentet më të vështira në historinë e vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.