DYLON

Presidenca: Koha e fundit që liderët të veprojnë

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje sërish liderëve të partive politike që t`i jap fund procesit të stërzgjatur të formimit të institucioneve të reja.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu ka thënë se procesi i stërzgjatur i ndërtimit të institucioneve po vazhdon ta pengojë funksionimin e shtetit dhe ka pamundësuar konsolidimin ndërkombëtar të tij.

EkoHigjiena

“Është koha e fundit që liderët politikë të shohin përtej interesave të tyre dhe të tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar Institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse, bazuar në kuadrin kushtetues dhe në parimet e përcaktuara që respektojnë rendin kushtetues të vendit dhe obligimet ndërkombëtare të tij”, ka deklaruar Vllahiu.

Sipas tij, Presidentja vazhdon të kërkojë nga liderët politikë që ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të reflektojnë duke i ofruar njëri tjetrit mundësinë e dialogimit e përmes kompromisit për qytetarët e Kosovës, ta nxjerrin vendin nga kjo gjendje amullie.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.