DYLON

“Presidenca bullgare e BE-së e ka dinamizuar rrugën evropiane të Kosovës”

“Presidenca bullgare e BE-së e ka dinamizuar rrugën evropiane të Kosovës”
Avatar photo Redaksia

Në margjina të Konferencës për sigurinë globale, në Tiranë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, të cilin e ka falënderuar në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep vendit tonë, për të qenë palë e barabartë në të gjitha nismat dhe forumet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimin bilateral me Bullgarinë, si dy vende mike”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit me kryeministrin Borissov.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi kryeministrin bullgar për proceset në Kosovë, duke vlerësuar lartë mbështetjen e Bullgarisë për rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me theks në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

EkoHigjiena

“Që nga marrja e kryesimit të Presidencës së BE-së, Bullgaria ka luajtur rol të rëndësishëm në afrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me këtë organizatë dhe për këtë ne do t’i jemi gjithmonë falënderues shtetit bullgar dhe kryeministrit Borissov”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke kërkuar ndihmën e mëtejme të Bullgarisë, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka nevojë të ketë një mik siç është Bullgaria në procesin e liberalizimit të vizave dhe të integrimit në BE dhe në NATO, por edhe në synimin për t’u anëtarësuar në INTERPOL dhe EUROPOL.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e synimeve të saj për një shtet të suksesshëm të integruar në bashkësinë euroatlantike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.