Një shtetas i Sirisë me dokumente me të cilat lirisht mund të udhëtonte në territorin e Shtetit Islamik është emigranti i parë për të cilin dyshohej se ishte terrorist. Ky emigrantë para dy javësh ka hyrë në Serbi përmes Maqedonisë, ndërsa dyshohej se bëhet fjalë për një terrorist, pasi gjatë regjistrimit në Qendrën për pranim në Preshevë i ka rënë një dokument. Në këtë moment ka reaguar kunati i tij i cili ishte me të duke i bërtitur që mos ta tregojë atë dokument.
“Largoje atë letër, mos e trego”, ka folur një person nga grupi i cili ishte nga Siria.
Përkthyesi ynë menjëherë ka reaguar dhe ka paraqitur rastin, kurse në kontrollimin e mëtutjeshëm janë angazhuar pjesëtarët e Agjencisë për Sigurim dhe Informim (BIA), ka thënë për gazetën “Blic” burimi i afërt me sigurimin serb, transmeton Titulli.com.
Pjesëtarët e BIA-së kanë konfiskuar dokumentin e diskutueshëm, i cili, siç është vërtetuar më vonë, bëhet fjalë për një lloj leje qarkullimi në zonat e kontrolluara nga ISIS-i.
Në dokument kishte vula të mjaftueshme, por asnjë simbol të ISIS-it.
“Siriani është kontrolluar detajisht dhe është zbuluar se në trup ka një numër të plagëve. Për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për një terroristë, ai menjëherë është dërguar në paraburgim në Padinska Skela, ku ka qëndruar deri sa janë zhvilluar hetimet”, ka thënë burimi.
Siç është vërtetuar, ai ka qenë luftëtarë në anën e kryetarit aktual të Sirisë, Bashar Al Asadit. Ka luftuar një muaj, dhe më pas është kapur nga pala tjetër ku edhe ka marrë plagët. Ka arritur të shpëtojë dhe kështu ka vendosur që me familjen të largohet nga Siria.
“Verifikimi ka zgjatur disa ditë, ndërsa siriani është liruar pasi është konfirmuar se nuk ka lidhje me grupet terroriste. Informacioni për hyrjen e tij i është përcjell edhe policisë evropiane”, theksojnë matej burimet policore.
/fotoilustirm/