Një shtetas grek ka tentuar që përmes kufirit në Preshevë të kontrabandojë 28.000 euro. Doganierët i zbuluan këto mjete të pa deklaruara. Ata i kthyen një pjesë në vlerë prej 10.000 eurosh, ndërsa të hollat tjera janë mbajtur.
Siç thonë në administratën doganore, greku, më 5 tetor, duke hyrë në Serbi është ndaluar dhe në pyetjen e doganierit se a ka diçka për të deklaruar për kontrollim, ka thënë jo.
“Gjatë kontrollimit të makinës “Porsche Panamera” të cilin po e drejtonte shtetasi grek, nuk është gjetur asgjë, mirëpo në xhepat e brendshëm të tij janë gjetur parat të cila ka qenë i obligua ti lajmërojë. Ka deklaruar se parat ishin të tij edhe pse nuk kishte vërtetim nga banka për tërheqjen e tyre nga llogaria”, thuhet në administratën doganore, transmeton Titulli.com.
Sipas ligjeve në fuqi, udhëtarët janë të obliguar që gjatë hyrjes në vend doganierëve t’i deklarojnë çdo vlerë më të madhe se 10.000 euro.