DYLON

Preshevë: Mbahet manifestim kulturorë kushtuar poetit Qerim Arifi

Avatar photo Redaksia

Në sallën e kuvendit komunal të Preshevës është organizuar manifestimi “Kultura na bashkon” në theks të veçantë Tribuna dhe ora letrare për poetin Qerim Arifi. Manifestimin e shpalli të hapur me një fjalim kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, shkrimtari Bilall Maliqi, ndërsa tribunën e udhëhoqi Dionesa Ebibi, ndërsa orën e madhe letrare poeti Arsim Halili.

Për veprimtarinë poetike të Qerim Arifit foli poeti, kritiku letrar dhe studiuesi i njohur Prof. dr. Nehas Sopaj, i cili i çmoi lart shkrimet e tij poetike.

EkoHigjiena

Folën dhe evokuan kujtime edhe Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTTK-së me seli në Preshevë, Demush Berisha, Demir Behluli, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Prof. dr. Avni Presheva, Xhemaludin Rexhepi, Hysen Ibrahimi etj.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e nderoi pas vdekjes me mirënjohje anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Qerim Arifin, ku kryetari i Shoqatës ia dorëzoi djalit të Qerim Arifit, Dritëro Arifi.

Gjithashtu gjatë këtij manifestimi përkujtimorë letrar u zhvillua edhe ora letrare “Qerim Arifi”, ku lexuan mbi 35 poetë nga vise të ndryshme shqiptare, pati edhe dy poetë nga Vranja.

Organizatorët ndanë edhe katër çmime: Çmimi i parë “Qerim Arifi” iu nda poetes Zejnepe Alili-Rexhepi, çmimi i dytë “Qerim Arifi” , poetit nga Vraja Zikica Dimitrijeviç, çmimi i tretë ‘Qerim Arifi” poetit Hyqmet Hasko dhe çmimi special iu nda poetit Riza Greiçevci.

http://titulli.com/index.php?m=post&s=3706

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.