DYLON

Preshevarët kërkojnë ndryshimin e emrit të rrugës “Ivo Lola Ribar”

Avatar photo Redaksia

Banorët e rrugës “Ivo Lola Ribar” në Preshevë kanë marrë nismën duke krijuar Këshillin iniciues dhe mbledhjen e nënshkrimeve lidhur me mbështetjen e banorëve të kësaj rruge për ndryshimin e emrit nga “Ivo Lola Ribar” në rruga “Skender Kadriu”.

“Propozimi me rreth 70 nënshkrime të banorëve u është dërguar Kuvendit Komunal duke u mbështetur në parimet e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në sistemin demokratik të vendimmarrjes”, thuhet në njoftimin e Këshillit inicues, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Kuvendi Komunal obligohet që në afat kohor prej 60 ditësh të kthej përgjigje zyrtare për kërkesën e banorëve.

Po ashtu banorët në këtë rrugë dhe Këshilli iniciues, kërkojnë mbështetje për këtë çështje nga të gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës, pa marrë parasysh ngjyrimet politike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.