Këshilltarët e tri komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, gjatë javës së kaluar shpallën themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare (AKSH) me shumicë në Serbi.
Por Prishtina zyrtare ende nuk ka dal me ndonjë reagim lidhur me themelimin e këtij Asociacioni.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për ORAinfo, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme delegacioni i Luginës së Preshevës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, prej të cilit do ta presim mbështetjen.
“Nesër do ta kemi takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në orën 13:00 të pasdites të cilin do ta njoftojmë në lidhje më gjithë zhvillimet e fundit që ishin në Preshevë”, ka bërë të ditur Mustafa.
Takimi do të zhvillohet në Prishtinë. I pari i Preshevës u shpreh presin mbështetjen e Prishtinës zyrtare lidhur me këtë çështje.
“Presim mbështetjen nga Prishtina zyrtare sepse është një vendim i Parlamentit të Prishtinës i cili me 31 maj të vitit 2013 u bë plani për zbatimin e reciprocitetit dhe në bazë të këtij dokumenti të miratuar nga Kuvendi i Kosovës para dy viteve besoj që dhe ne do ta kemi mbështetjen e Qeverisë së tanishme kosovare”, ka thënë për ORAinfo, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës.
http://orainfo.com/?FaqeID=2&LajmID=96722