Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, general ushtarak, ushtarë, pjesëtarë të policisë, vetëran dhe aktivistë të ndryshëm në sheshin kryesor të qytetit shënuan 72 vjetorin-ditën e çlirimit të Preshevës në luftën e dytë botërore.
Para pllakës përkujtimore që është e vendosur 50 metra larg nga godina e komunës së Preshevës u vendosën kurora lulesh dhe me një aktivitet simbolik u përkujtuan dëshmorët e rënë duke përfshi edhe “Abdulla Krashnica” emrin e së cilit e mbanë shtëpia e kulturës së komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.
Dërgut Krashnica- djali i heroit Abdulla Krashnica tha për RTV “Aldi” se përkujtimi është pozitiv nga organizatorët dhe se ky aktivitet më herët ka qenë në agjendë të kuvendit komunal, transmeton Tituli.com.
Organizatorët u pritën në zyrën e tij edhe nga kryetari komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Dita e çlirimit të Preshevës 15 Nëntori është caktuar edhe me statutin e komunës së Preshevës dhe sipas të dhënave në luftën e dytë botërore nga komuna e Preshevës morën pjesë 1.081 luftëtarë nga të cilët nuk e pritën lirinë 206 prej tyre ku gjysma e tyre ishin shqiptarë.