DYLON

Presheva pa flamuj e me polici, gazetarët bllokohen në autostradë

Avatar photo Redaksia

Në një aksion të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit janë hequr flamujt kombëtar të vendosur në shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës. Ndërsa autobusi i gazetarëve që shoqëron kryeministrin Edi Rama në vizitën e tij në Preshevë është bllokuar në autostradën që të çon drejt Preshevës.

Policia serbe deklaroi se më parë duhej të kalonte delegacioni shqiptar. Bllokimi ndodhi rreth orës 09:20.

EkoHigjiena

Dëshmitarët okular i kanë thënë portalit informativ Titulli.com se flamujt janë hequr në agim të ditës së martë nga njerëz pa uniformë në shoqëri të policisë.

Një ditë më parë u shoqëruan për në polici qytetarë të cilët po dekoronin me flamuj kuq e zi rrugët e Preshevës.

Përndryshe, në Preshevë po mbretëron atmosferë e qetë, përderisa policia thuajse gjendet në të gjitha vendet ku parashihet të kalojë e qëndrojë kryeministri Edi Rama, sidomos në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”.

http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=5848

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.