Presheva organizon festivalin mbarëkombëtar të folklorit

Presheva organizon festivalin mbarëkombëtar të folklorit

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, bashkëatdhetarët tanë të cilët po i kalojnë pushimet e tyre në vendlindje, se të premten me datë 04.08.2017 do të mbahet Festivali i Shoqërive Kulturore Artstike mbarëkombëtare.

Qytetet pjesëmarrëse në këtë Festival do të jenë Tirana, Prishtina, Shkupi, Gjirokastra, Kaçaniku dhe nikoqiri Presheva.

Me fillim nga ora 17:00 nëpër rrugët e qytetit do të defilojnë pjesëmarrësit e festivalit më pas, me fillim nga ora 18:00 në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” do të mbahet programi qëndrorë artistik, ku shoqëritë kulturore artistike do të performojnë me këngët dhe vallet tradicionale të rretheve prej nga vijnë.

Andaj ftohet qytetarët e komunës së Preshevës që të vijnë në masë sa më të madhe dhe të shijojnë programin me këngë e valle me tradita kombëtare të shoqërive pjesëmarrëse në këtë festival.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE