DYLON

Presheva nis aksionin e mbjelljes së 200 fidanëve

Presheva nis aksionin e mbjelljes së 200 fidanëve
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të komunës, kuvendit komunal dhe zyra për të rinj në Preshevë kanë nisur aksionin për mbjelljen e 200 fidanëve nga rruga e hyrjes në qytetin të Preshevës nga autoudha deri tek stacioni hekurudhorë.

“Komuna e Preshevës, për herë të parë, duke treguar seriozitetin e mbrojtjes së ambientit por edhe duke u bazuar në zotimet elektorale mbi mbrojtjen e ambientit, sot në ditën ndërkombëtare të planetit Tokë – 22 Prillin, filloi mbjelljen 200 fidanëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sipas tij ky organizimin ishte edhe një nga zotimet që kanë bërë si komunë në konferencën e fundit të Unionin e Bashkive Shqiptare – mbrojtja e ambientit dhe gjelbërimi i tij.

EkoHigjiena

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe kryetari i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihu të cilët ju bashkëngjitën në ditën ndërkombëtare të tokës 22 prillit.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.