DYLON

Presheva ngritë flamurin, paralajmërohet fitore në përdorimin e saj

Avatar photo Redaksia

Në godinën e Kuvendit Komunal të Preshevës, në orët e para të mëngjesit është ngritur flamuri kuq e zi përkrah atij të Serbisë.

Me këtë rast kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka uruar qytetarët shqiptarë të Luginës dhe kudo që gjenden ata, duke paralajmëruar fitoren në përdorimin e Flamurit Kombëtar, raporton Titulli.

EkoHigjiena

“28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Duke shënuar këtë ditë asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë.  Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Shqiptarët e Kosoves Lindore nuk do të lejojnë që vlerat e brezave të kaluar të zbehen e aq më tepër të nëpërkëmben. Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Ragmi Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.