DYLON

Presheva gjatë të dieles do të jetë pa energji elektrike përreth 11 orë

Avatar photo Redaksia

Komuna e Preshevës gjatë fundjavës do të mbetet pa energji elektrike përreth 11 orë. Sipas Elektrodistribucionit, dega në Vranjë, i gjithë rajoni i Komunës së Preshevës ditën e diel do të jetë pa energji elektrike, nga mëngjesi e deri në perëndim të diellit, transmeton Titulli.

Kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike bëhet për shkak të punimeve në objektet elektro-energjetike.

EkoHigjiena

“Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet elektro-energjetike, të dielën (12 tetor), pa energji elektrike do të mbetet i tërë rajoni i Komunës së Preshevës, nga ora 7h deri në orën 18h”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga inxhinieri në sektorin i dispeçerisë dhe orëve pranë Elektrodistribucinit, Vlladan Veljkoviq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.