DYLON

Presheva akoma pa qeverisje të re lokale

Avatar photo Redaksia

Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale në Preshevë ende nuk janë shpallë, pasi në administratën komunale ende nuk ka ardhë letra zyrtare për njoftimin e kundërshtimit të ankesës. Ankesë në gjykatën adminstrative ka bë “Lista e përbashkët serbe” në vendvotimin numër 11 për zgjedhjet lokale.

Kryetari i komisionit zgjedhor komunal në Preshevë Zeqirja Miftari ka thënë se në web faqen e gjyqit admisnitrativ është publikuar se është refuzuar ankesa e koalicionit të listës serbe.

EkoHigjiena

Sipas tij, pas refuzimit të kësaj ankese nga ana e gjyqësorit, Lista serbe nuk ka të drejtë më për ankesë, kështu që rezulatet përfundimtare për zgjedhjet lokale në Preshevë do të shpallen menjëherë pasi të arrij letra zyrtare për njoftimin e refuzimit të ankesës.

“Tani jemi në pauzë, kemi pa në që faqen e gjyqit është refuzuar ankesa, jemi njoftuar me gojë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) se njoftimi për këtë është dërguar me postë, andaj po presim që të arrijë kjo letër, dhe menjëherë do të shpallen rezultatet përfundimtare” ka thënë Miftari.

Lista serbe menjëherë pas zgjedhjeve është ankuar për njësinë zgjedhore numër 11 në stacionin hekurudhor të Preshevës, pasi njëri nga kandidatët për zjgedhjet lokale në listën zgjedhore nga njëra parti parlamentare ka qenë edhe antarë e këshillit zgjedhor.

Koalicioni qeverisës i nënshkruar më 29 Prill mes Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik, kryetar komune do të jetë lideri i APN-së Shqiprim Arifi ndërsa kryetare e kuvendit komunal kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë Ardita Sinani.

http://titulli.com/index.php?m=post&s=28127

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.