DYLON

Prerja ilegale po rrënon pyjet e Kamenicës!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Çdo ditë, kamionë të ngarkuar me dru të sapoprerë zbresin nga fshatrat e Malësisë në Kamenicë, për të vazhduar më pas rrugën për në qytete të tjera të Kosovës. Malet janë zhveshur dhe peisazhi është i trishtueshëm, si rezultat i prerjeve të pakontrolluara dhe të paligjshme, shkruan Kamenicapress (fb). Autoritetet kompetente kanë dështuar në ndalimin e kësaj dukurie. Para syve të tyre kalojnë qindra metër kub dru, me letra e pa letra. Prerësit ilegalë përdorin të gjitha rrugët, përfshirë edhe ryshfetin, ndërsa organet kompetente bëjnë sytë qorr përballë këtij shkatërrimi të pamëshirshëm. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.