DYLON

Prend Buzhala, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2022

Prend Buzhala, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2022
Avatar photo Redaksia

Juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje Arsim Halili (kryetar), Sadete Osmani dhe Tahir Arifi (anëtarë),  ka shpallur të mërkurën shkrimtarin Prend Buzhala, fitues të sivjetmë të çmimit letrar “Beqir Musliu”, që jepet nga Komuna e Gjilanit, Zyra e Kryetarit, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas, Ars Clubin “Beqir Musliu”, për arritje të veçanta në letërsi, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës , Alban Hyseni, të shtunën në Gjilan, përmes organizimit të një ceremonie solemne në Bibliotekës të Qytetit,  laureatit të sivjetmë, Prend Buzhalës, do t’i jepet Çmimi letrar “Beqir Musliu”.  /2LONLINE/

EkoHigjiena