Premierë: Valdrin H lanson këngnën “Hajt”  (Video)

Premierë: Valdrin H lanson këngnën “Hajt” (Video)

Ish artisti i grupit The Collective, respektivisht vokalisti i këtij grupi Valdrin Halimi me emrin artistik “Valdrin H” ka publikuar këngën me të re të titulluar “HAJT”.

Valdrin H tani më ka krijuar label-in me emër “THC records” dhe në këtë label janë shumë artistë të rinj të cilët sipas periudhave kohore do të dalin me projekte të reja, ku tani janë publikuar dy prej projekteve të këtij labeli. Përmban një staf shumë të madh të brendshëm dhe po ashtu bashkëpunëtor të jashtëm si Mix/Mastering inxhinier etj.

Valdrin H e ka publikuar këngën me të re, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Kënga e cila është e zhanrit ‘Reggae’ titullohet “Hajt” dhe pritet të pëlqehet nga publiku.

Projekti është realizim i THC records, ndërsa teksti është shkruar nga Nexhi Halimi.

Këngëtari kishte treguar se kënga e tij e re është punuar në studion THC records ndërsa mix dhe mastering nga Besim Baftiu, solo kitare nga Murat Bajrami.

Valdrin H premton në emër të Label-it se do të ketë shumë projekte te reja me artistë të rinj dhe shumë interesante për publikun shqiptar.

Xhirimet e videos muzikore janë realizuar në Shqipëri nga Biggy Image.

KOMENTE