DYLON

Premierë në Gjilan: Radiodrama “Sfinga e Gjallë” e Rexhep Qosjes

Premierë në Gjilan: Radiodrama “Sfinga e Gjallë” e Rexhep Qosjes
Avatar photo Redaksia

Pas një mungese të gjatë të prodhimeve radiofonike dramatike në Kosovë, më 18 qershor në ora 19:00 do të jepet premierë radiodrama “Sfinga e Gjallë” e Rexhep Qosjes, në valët e Radio Energji 103.3 FM.

Realizimi vjen në kuadër të nismës kulturore “Zëri i Trashëgimisë – Radio Drama nga Dramaturgjia Kosovare”, me drejtues Shkelzen Berishën, që synon të rikthejë në vëmendjen e publikut veprat e rëndësishme të dramaturgjisë kosovare përmes mediumit audio.

EkoHigjiena

Shkelzen Berisha drejtues i projektit, tha për Portalin 2LONLINE se projekti shënon një moment të veçantë për jetën kulturore të Gjilanit, pasi konsiderohet ndër përpjekjet e para serioze për rikthimin e radio-dramës në Kosovë pas shumë vitesh, si dhe radio-drama e parë e realizuar në qytetin e Gjilanit, duke hapur një kapitull të ri në promovimin e letërsisë dramatike dhe trashëgimisë kulturore përmes formateve bashkëkohore.

Sipas Berishës kjo nuk do të mbetet një iniciativë e vetme. “Zëri i Trashëgimisë – Radio Drama nga Dramaturgjia Kosovare” është konceptuar si një nismë afatgjate që synon të sjellë edhe vepra të tjera të rëndësishme të dramaturgjisë kosovare në formatin e radiodramës, duke krijuar një arkiv të qëndrueshëm audio për brezat e ardhshëm.

Premiera do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Energji 103.3 FM, si dhe përmes transmetimit online në rrjetet sociale, të enjten, 18 qershor, në ora 19:00. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.