DYLON

Premiera e shfaqjes “Kopshti i Hijeve” jepet sonte në ora 20:00

Premiera e shfaqjes “Kopshti i Hijeve” jepet sonte në ora 20:00
Avatar photo Redaksia

Në prag të premierës së shfaqjes “Kopshti i Hijeve”, në teatrin e Gjilanit është mbajtur një konferencë për media, në të cilën janë prezantuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, drejtori i Teatrit të qytetit në Gjilan, Erson Zymberi, autorja dhe dramaturgia, Sarah Hehir, regjisorja Nastazja Domaradzka, aktorët Kushtrim Qerimi, Emine Toska e Fitore Jashari dhe bashkëpunëtori artistik, Burim Baftiu.

Drejtori i teatrit të qytetit, Erson Zymberi, pasi ka ftuar të gjithë artdashësit që të vijnë për ta parë këtë shfaqje sonte, e ka falënderuar kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, për përkrahjen ndaj politikave kulturore, e ndaj teatrit në veçanti.

EkoHigjiena

“Kopshti i hijeve është një shfaqje bashkëpunuese, multimediale e zhvilluar me një ekip ndërkombëtar dhe prodhuar nga Teatri i Gjilanit. Shfaqja tregon historinë e familjes Bogujevci, fëmijët e parë që dëshmuan në një gjykatë për krimet e luftës. Kjo gjykatë i jep formë narrativës në ndryshim, duke rrëshqitur mes kohës, vendit, realitetit dhe imagjinatës. Kopshti i hijeve ekziston në skenë si një botë paralele e kujtesës dhe së ardhmes alternativ”, është shprehur Zymberi.

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, ka përgëzuar këshillin drejtues të teatrit të qytetit e trupën teatrale të kësaj shfaqjejr, duke shtuar se është kënaqësi e veçantë që t’i përkrah projektet e teatrit të qytetit.

“Teatri i Gjilanit, përpos kalendarit të rregullt që e realizon, tashmë është bërë një lloj normaliteti me dhënien e premierave ose prodhimin e shfaqjeve të shumta në qytetin tonë, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sukseset ndërkombëtare duke qenë njëri nga teatrot më të suksesshëm në vendin tonë. Në shfaqjen “Kopshti i Hijeve”, tregohet një histori e veçantë e cila ka të bëjë me familjen Bogujevci, por që është imazh i luftës e i përpjekjeve tona shekullore për liri e pavarësi”, ka thënë kryetari Hyseni.

Për shfaqjen dhe rrugëtimin deri në momentin kur ajo është bërë e gatshme për t’u shfaqur premierë për artdashësit gjilanas folën edhe autorja dhe dramaturgia, Sarah Hehir, regjisorja Nastazja Domaradzka, por edhe aktorët Emine Toska e Kushtrim Qerimi.

Premiera e shfaqjes “Kopshti i Hijeve” jepet sonte me fillim në ora 20:00, në teatrin e qytetit në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.