DYLON

Premiera e dokumentarit “FREE” në Stokholm!

Premiera e dokumentarit “FREE” në Stokholm!
Avatar photo Redaksia

Në Kino Zita në Stockholm, u mbajt premiera ndërkombëtare e dokumentarit “FREE”, një prodhim i CCNO-së që sjell rrëfime mbi identitetin, guximin dhe lirinë personale.

Eventi u organizua në bashkëpunim me Embassy of Kosovo in Stockholm.

EkoHigjiena

Ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi së bashku me Drejtoreshën e CCNO-së, Mediana Bislimi theksuan rëndësinë e artit si mjet për nxitjen e dialogut shoqëror, promovimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e vlerave të përfshirjes. Po ashtu, u theksua roli i diplomacisë kulturore në prezantimin e historive dhe perspektivave që pasqyrojnë shoqërinë dinamike dhe demokratike të Kosovës.

Në audiencë pati pjesëmarrës nga kori diplomatik, akademia, organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile dhe diaspora, duke e bërë këtë mbrëmje një ngjarje të veçantë kulturore e diplomatike.

Dokumentari shkon përtej kinemasë, duke reflektuar vlerat universale të të drejtave të njeriut që shteti ynë promovon.

“FREE” është një prodhim i CCNO-së, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  dhe i sjellur përmes performancave të aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

/CCNO-Center for cooperation and networking of organizations/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.