DYLON

Prekazi i Jasharëve vërtetoi se rruga për liri e popullit shqiptar ishte e pakthim

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka rikujtuar 22 Janarin, ditën kur Jasharajt e Prekazit, ishin sulmuar për herë të parë nga ushtria serbe.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se qëllimi i këtij sulmi ishte zhdukja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dhënia e një goditje vdekjeprurëse ndaj UÇK-së.

EkoHigjiena

Lexoni postimin e plotë të Krasniqit:

PËRKUJTOJMË 18 VJETORIN E SULMIT DIVERSANT SERB NË FAMILJEN JASHARI

Sot u mbushen tetëmbëdhjetë vjet nga sulmi diversant serb mbi familjen Jashari. Me 22 Janar 1998, shteti serb kishte organizuar sulm diversant serb në familjen Jashari. Qëllimi i sulmit në shtëpinë e Jasharëve kishte qellim të zhdukjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari, për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të përjetësuar sundimin serb në Kosovë.

Familja e Jasharëve u goditë me armë të ndryshme automatike e murtaja dore. Atë natë Ademi nuk ndodhje në shtëpi. Luftuan i ati, Shaban Jashari, i vëllai, Hamza dhe anëtarë të tjerë të familjes, edhe ata të moshës së re siç ishte Kushtrimi, djali më i vogël i Ademit. Gjatë këtij sulmi diversant nga Jasharët u plagosen: Ilirianë e Selvete Jashari. Armiku edhe pse sulmin e kishin bërë në mënyrë shumë tinëzare, për herë të dytë, u detyrua të tërhiqej pa ia arritur qëllimit të tij.

Edhe kësaj radhe u vërtetua nga Prekazi i Jasharëve, se rruga për liri e popullit shqiptar ishte e pakthim. Jasharët ishin balli dhe shpirti i asaj rruge!

I përjetshem qoftë kujtimi për Jasharët Legjendar!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.