DYLON

Prekazi dhe rënia heroike e komandantit Adem Jashari, moment i kthesës, dhembjes dhe krenarisë

Prekazi dhe rënia heroike e komandantit Adem Jashari, moment i kthesës, dhembjes dhe krenarisë
Avatar photo Redaksia

Prekazi dhe rënia heroike e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, janë moment i kthesës, dhembjes dhe krenarisë.

Kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministra të kabinetit qeveritar, gjatë homazheve te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në kuadër të manifestimeve gjithëpopullore “Epopeja e UÇK-së”, organizime këto që po bëhen nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrat Pal Lekaj dhe Albena Reshitaj, kanë vizituar Kullën e Jasharëve, ku janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit Adem Jashari.

EkoHigjiena

“Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që ka ardhur sot të ndajë dhimbjen dhe krenarinë bashkë me ne. Shfrytëzoj rastin t’ju uroj gjithë shqiptarëve festat e marsit”, tha Rifat Jashari, duke uruar që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të jenë vigjilentë që ta qojnë Kosovën përpara.

Manifestimet gjithëpopullore “Epopeja e UÇK-së”, për shënimin e 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, kanë filluar më 5 mars dhe do të vazhdojnë edhe nesër me natën e zjarreve në Prekaz.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7650

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.