DYLON

Prefekti i Des Moines nga Iowa viziton Odën Amerikane

Prefekti i Des Moines nga Iowa viziton Odën Amerikane
Avatar photo Redaksia

Prefekti i Qytetit të Des Moines në shtetin amerikan të Iowas, Frank Cownie, si dhe kryetari i Komisionit të Qyteteve Simotra të Greater Des Moines, Roger Nowadsky, të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Iowa, Artan Duraku, vizituan Odën Ekonomike Amerikane ku u takuan me drejtuesit organizatës, si dhe Drejtorin e Planifikimit strategjik dhe zhvillimit te qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota.

Prefekti Cownie u interesua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet kompanive amerikane nga shteti i Iowas me ato të Kosovës, derisa u zotua për angazhimin e tij personal për fuqizim të raporteve ndërmjet shtetit të Iowas dhe Kosovës, e posaçërisht të qytetit të Des Moines, të cilin ai e drejton.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, foli për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve duke theksuar se rol të rëndësishëm në kultivimin e këtyre marrëdhënieve ka luajtur edhe Oda Amerikane, duke u zotuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një rol i tillë.

EkoHigjiena

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, u foli vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, si një mundësi e jashtëzakonshme për tërheqjen e bizneseve nga SHBA-të në përgjithësi dhe atyre nga Iowa në veçanti. Ai foli për sektorët e caktuar që mund të jenë më atraktivë për investitorët amerikanë, por edhe produktet cilësore të Kosovës, që lehtazi mund të depërtojnë në SHBA.

Në anën tjetër, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Artan Duraku, foli për planet e tij për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Iowas dhe Kosovës, posaçërisht në fushën ekonomike.

Kosova dhe Iowa kanë marrëdhënie të binjakëzimit që nga viti 2013, ndërsa së fundmi edhe qytetet e Prishtinës dhe Des Moines kanë nënshkruar marrëveshjen e qyteteve simotra me njëra tjetrën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.