Prangosen pesë të dyshuar për “vjedhje të rëndë”
Sipas raportit policor, gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “vjedhë e rëndë”, që është regjistruar në Gjilan., për të cilin rast janë ndërmarrë masa dhe janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar.
Të arrestuarit dyshohet se ditë më parë kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, nga ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme.
Sipas raportit policor, gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
