DYLON

Pozita e portierit shqetësim i madh për Kosovën

Avatar photo Elife Sherifi

Të enjten, Kosova do të udhëtojë në Plzen për t’u përballur me Çekinë, ndërsa pas tri ditëve e pret Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Futbollistët e kombëtares, shumica prej tyre po kanë minuta nëpër ekipet përkatëse, ndërsa pozita e portierit mund të jetë problem seriozi për Bernard Challandes.

Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric, në 11 ndeshjet e fundit me Nottingham Forest, ka luajtur vetëm në kupën e Anglisë, ndërsa në të gjitha ndeshjet tjera ka qenë rezervist. Pra, që nga 20 gushti, Muric ka startuar në vetëm një ndeshje.

EkoHigjiena

Ndërsa, portieri i dytë, Samir Ujkani, ka krizë edhe më të madhe. Portieri i Torinos tash e 30 ndeshje nuk ka shijuar asnjë minutë me ekipet, fillimisht me Rizesporin e pastaj me Torinon. Që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot, Ujkani nuk ka shijuar minuta me klube

I vetmi që po ka minuta në kombëtaren e Kosovës sa i përket portierëve është Visar Bekaj, i cili është startues i padiskutueshëm te Prishtina.

Megjithatë, liga e Kosovës është shumë larg kualitetit të ligës angleze dhe italiane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.