/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Viti është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura VW Golf me targa 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës duke mos përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjet dhe përplaset jashtë rrugës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se lëndime si pasojë e aksidentit pëson vozitësi dhe pasagjerja shqiptare shtetase e Kosovës. Rasti i referohet Prokurorisë themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/