DYLON

Posta e Kosovës sërish kërkon kujdesin e qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve me SMS

Posta e Kosovës sërish kërkon kujdesin e qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve me SMS
Avatar photo Redaksia

Posta e Kosovës njofton qytetarët që të mos bien pre e një mashtrimi. Palë të panjohura u kanë dërguar edhe sot SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës.

Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

EkoHigjiena

Posta e Kosovës ka njoftuar qytrtarët se prezenca e tyre është vetëm në kanalet zyrtare, duke brë të ditur sajtin dhe rrjetet sociale të saja si dhe numrat e telefonit.

“Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.  Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.  Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante”, thuhet në njoftimi ne postës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.