Sabit Rrustemi
/2L ONLINE/ – Fati e deshi dhe kjo ditë e shtunë qëlloi 28 Nëntori – Dita e Flamurit Urime dhe gëzuar kjo Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e shqiptarëve kudo që janë, të cilët, pvarësisht rrethanave historike, ndihen pjesë e kësaj date dhe bëhen pjesë e kësaj Feste.
Më me fat më duket dhe Protagonisti i kësaj veprimtarie letrare, shkrimtari dhe publicisti Sulejman Dërmaku, i cili, kur po e përcjell thuaja dhe vitin e 65 të jetës së tij, po prezentohet dhe vlerësohet në qytetin e Gjilanit, këtu ku para sa dekadash, erdhi nga Shipashnica e Kamenicësdhe kreu shkollën e mesme për të vazhduar më pas drejt Prishtinës, ku fillimisht kryen Shkollën e lartë pedagogjike e, më pas edhe Fakultetin Filozofik – drejtimin Gjuhë dhe eLetërsi shqipe.
Disa vite do punoj si mësimdhënës, prej nga i përvishet profesionit të gazetarisë, ku e kemi dhe sot por si kryeredaktor të revistës pedagogjike, arsimore e shoqërore “Shkëndija” si dhe redaktor e bashkëpunëtor edhe nëpër revista tjera që u botuan dhe ende janë të pranishme në tregun medial kosovar.
I njohur për përkushtimin e tij të paepur ndaj punës e profesionalizmit në përgatitjen e revistave por, edhe të qindra e qindra librave, sidomos nga aspekti gjuhësor, viteve të fundit në Kosovën e pasluftës, Sylejman Dërmaku i rreket tregimit dhe publicistikës ku, brenda dhjetëvjetëshit të fundit, na vjen me 8 botime letrare, prej tyre, tri vëllime publiicsitike e katër tjera me tregime si dhe një monografi.
Duke parë këtë plleshmëri të tij krijuese dhe veçanërisht cilësore, pa farë hamendjeje e bëmë pjesë të agjendës së edicionit të gjashtë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, me bindjen se këtë edhe e ka merituar.
Prandaj, duke e përgëzuar për punënn e deritashme krijuese, letrare e publicistike, duke e falënderuar për tetë tituj librash që i solli letërsisë shqipe si dhe publicistikës shqiptare, besoj se vlerësimi i sotshëm që do t’i bëhet krijimtarisë si tij nga njerëz përgjegjës si, Sanije Gashi, Daut Demaku , Faik Shkodra, Shefki Stublla e Gani Bytyqi, të cilët gjithashtu i falënderoj për prani e kontribut dhënë këtij Manifestimit, Sulejman Dërmakut apo bacës Sylë siç e thërras rëndom që kur e njoh, i dëshiroj shëndet e jetë dhe, natyrisht edhe libra të tjerë. Ndërsa juve të nderuar të pranishëm, çaste të këndshme në këtë ditë feste, me krijimtarinë e tij. /2L ONLINE/