• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Portreti letrar i Agim Gjakovës në Vjeshtën Letrare të Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 3 Dhjetor, 2017 5 min
 Portreti letrar i Agim Gjakovës në Vjeshtën Letrare të Gjilanit

Të shtunën n’Dymbëdhjetë, në holin e Bibliotekës së re të Gjilanit, gjithçka ishte gati, publiku i “Vjeshtës letrare” me krijues e artdashës nga Gjilani e Anamorava, stafi organizues i Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe ai i Bibliotekës, referuesit, deklamuesit .. madje dhe protagonisti i veprimtarisë vijuese të edicionit të tetë, shkrimtari Agim Gjakova, krijimtaria e të cilit ishte në agjendën e vlerësimit.

Nga: Sabit Rrustemi

Mungonte vetëm studiuesi nga Tirana, Behar Gjoka, shkaku i reshjeve dhe vërshimave që kishin pllakosur hapësira të shumta nëpër Shqipëri. Një mungesë e justifikueshme, megjithëse vështrimin për prozën e Agim Gjakovës, dramën si dhe publicistikën, na e kishte dërguar dhe, atë do ta lexonte gazetarja e Radio Kosovës, Vera Pelaj. Ashtu ishin marrë vesh dhe, ashtu u bë.

Pas hapjes nga ana ime dhe përshëndetjes nga drejtori i Bibliotekës, Qazim Azizi, pasoi hyrja si dhe shënimet për jetën e autorit dhe krijimtarinë e tije cila kapërthen një periudhë prej 65 vitesh nga gjithsej 82 vitet e Agim Gjakovës.

Ai, ndihej pak i emocionuar, i befasuar nga një auditor i zgjedhur dhe tejet kureshtar. Ishte hera e parë që në një takim publik letrar po vlerësohej krijimtaria e tij në Kosovë dhe, pikërisht në Gjilan.

Kimete Ibrahimi paraqet letërnjoftimin për autorin, një letërnjoftim dhimbjeje e, krenarie për një ecje vertikale nëpër vite. Situatën e zbut poezia e deklamuar me zërin e bukur të Xhezide Selimit.

Pastaj, ngritët prof. dr, Anton Nikë Berisha, romansier, poet e studiues i njohur i letërsisë shqipe, përzgjedhës i poezisë së Agim Gjakovës, nën titullin “Gërmim në etje”, një titull tepër simbolik. Po, edhe një përzgjedhje e shkëlqyer nga opusi poetik, thuaja i plotë i autorit.

Auditori tepër i kulturuar dhe i vëmendshëm, ndjek ligjëratën e profesorit, i cili vë në spikamë pikat më të forta të poezisë së Agim Gjakovës, origjinalitetin, artistiken nëpër një dhembje e mallëngjim të pareshtur nëpër kohë.

Sërish situatat zbuten me deklamim vargjesh.

Radha i vjen studiuese4s së re, Kosovare Krasniqit. Ajo prekë lajtmotivin kryesor të poezisë së Agim Gjakovës, Kosovën. Një temë e ndjeshme, e trajtuar nëpër kohë përmes vargjesh dhe tash, shqyrtimit kritik.

Për ta ilustruar para auditorit gjithë atë mbarështim të thukët të Kosovares, Kimetja lexon poezinë “Erdhe moj nënë nga Gjakova”.

Publiku, i mbërthyer vargjesh, për pak harron duartrokitjet…

Pastaj radha i vjen, Verës. Ajo paraqet shkrimin e Behar Gjokës për një serë romanesh, dramash, tregimesh…

Kryeprotagonisti më afrohet për të më thënë diçka, me zë të ulët. “thuaj le ta shkurtojnë pak, së paku pjesën e dramës dhe të publicistikës”.

Si t’i them, më vjen keq t’i ndërhyj, i them. Dhe ai pajtohet, ndërsa Vera vazhdon leximin përmes një zëri radiofonik që tërhiqte publikun për ta përcjellë me ëndje.

Vullnetshëm e mënjanon Publicistikën, një seri shkrimesh për ngjarje të ndryshme nëpër të cilat kaloi kombi ynë në këtë gjysmëshekulli.

Dhe, vije momenti, pas edhe një deklamimi që të ngritet vetë Autori, me atë trup të drejtë, vital e, buzëqeshjen e tij të natyrshme e cila gjithnjë shoqërohet dhe me nga pak humor.

Të pranishmit, sy e veshë, sikur duan ta memorojnë çdo fjalë të tij, çdo pjesës jete të kaluar, qoftë me jetën fëmijërisë në Gjakovë, përcjellë me plagët e thella që i la Lufta e dytë Botërore, gjëmat e së cilës ende na buçasin nëpër ndërdijën e kombit. Apo me atë episod të hidhur gjatë studimeve të ndërprera në Beograd, deportimin në Shqipëri… që zgjati me gati dyzet vjet mungese në Kosovë… E kështu, derisa i vuri pikën Fjalës së tij me një “faleminderit’ nga zemra.

Nuk na mbeti tjetër pos, t’i dëshirojmë shnet e jetë dhe, ushtrim të mjeshtërisë së tij në të shkruar. Dhe, t’ia lëmë radhën publikut, atyre që na kishin përcjellë me aq përkushtim mbi një orë e sa, për ta përshëndetur me shtrëngim duarsh, me përqafime si dhe fotografimesh të shumta sepse, koha ndryshe nuk zihet, as nuk ndalet përgjithmonë në një çast që, gjithmonë do të mbetet kështu siç ishim, më 2 dhjetor 2017 në Gjilan.

Etiketa:Agim Gjakova aktuale Anamorava Gjilani kryesore Sabit Rrustemi Vjeshta letrare
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com