(Dramë me pesë akte e Burhanedin Xhemailit)
Nijazi RAMADANI
/2L ONLINE/ – Drama ‘’Portrete të djegura” e autorit Burhanedin Xhemaili është një ngrehin artistike e tre personazheve kryesore. Autori nuk ndërton mite, përkundrazi. Është karakteri shpirtëror i personazheve, të cilët e marrin vetë situatën në dorë. Ata janë të detyruar të mbrojnë vetveten dhe vertytet e tyre, duke i zhveshur nga aurela e rrejshme. Në mënyrë figurative autori Xhemaili bënë demitetizimin nga mbishtresat iluzioniste që shoqëria njerëzore i ngre ato, karshi shpirtit rebelues që ka pllakosur hapësirën e tij me një ndjeshmëri artistike dhe veprim njerëzor. Ai shfryhet tepër qoftë për shqetësimet humane, po edhe për identitetin etnike e etike apo anës së rrezikuar antropologjike, sociale, publke, e qoftë edhe për ato që janë me thelb social-njerëzor; Imazhe këto që udhëhiqen nga errësizira (apskurantizmi) i kohës, i cili ushqehet nga mbijetesa, karakteri. Ky karakter, sipas Shekspare ”është karakteri që e bënë personazhin kryevepër”. që mbajnë gjallë ekzistencën, që krijojnë iluzionet, përndritjet romantike, ëndrrat, utopitë, iluzionet shpesh të rrejshme edhe të magjishme etj.
Autori Xhemaili nga kjo optikë, pra nga qenësia e një dramaturgjie vetëkritike, e cila përjashton errësirën dhe tabuizon shumëçka që vetëdija e rëndomtë, ndërton apo vetëdija publike e keqpërdor dhe e instrumentalizon për qëllime të caktuara.
Drama ka pesë akte, me këta persona: Piktori, Lulja, Poeti, Hija e Zezë dhe Xhindet e Natës. Këta janë personazhe të një trekëndshi: Piktori-Lulja-Poeti ku autori Burhanedin Xhemajli ka shpalosur në skenën që vetë emrat janë thuajse simbolikë. Secili personazh bart diçka nga karakteri i tyre. Ata vetëm i shprehin, më saktë nga pretendimi se cilët janë përnjëmend, por duke qenë realisht të tillët. Me hapjen e siparit (Perdës) aty pushtohet nga errësuar, që ndeshet me natyrën e një piktori, i cili simbolikën artistike e reflekton në qetësi me një dritë të vogël që ia bën qiriri mbi tavolinën e punës… dhe i ngjan atelies së improvizuar.
Imazhi në skajin e atelies, ku reflekton në një gjysmerrësirë, një krevat për fjetje në këndin e një kuzhina e vogël, krijon jetën e ambientuar të artistit brenda kornizës jetësore.
Në skenë kur hapet sipari shihet errësira që ka kapluar botën duke e portretizuar vetëm portreti i vetë. Piktorit duke krijuar, edhe pse shihet nga imazhet që sjell, e ndërlodhë terri personin që mund të jetë edhe vetë autori, i cili në vend të penës ka përzgjedh sfurçen. Ai duke qëndruar vertikalisht ngrihet në këmbë, e merr qiririn dhe lëvizë duke e mallkuar terrin që e bart mbi supe mallkimin e kohës.
Uni i tij e shpalosë jetën brenda dhe jashtë universit të tij krijues dhe soditës, shpërfaqet me gjithë apskurantizmin e kohës. Ashtu kërkon zanafillën e anës së errët që e tmerron, e gjymtos. e brenë dhe ngritë shtypjen e mos durimit pllakosja e territ edhe sikur qiriu nuk mjafton me ndërprerjen e korrentit që pason mosdriçimin e poqit elektrik. A ky motiv artistik të kujton dramat e absurdit të viteve të shekullit të kaluar siç është:”Duke pritur Godo-në”.
Autori e sjellë Lulën, shoqen e piktorit, që në fakt kërkon ta shpreh tendencën negative që ia sjell jeta edhe përmes gazetës “Tymi”. E lëshon radion, dëgjohet një simfoni e çuditshme. Piktori imagjinon muzikë të lehtë në ndonjë stacion tjetër, për çudi dëgjohet e njëjta simfoni…
Revoltohet dhe e merr radion, të cilën e gjuan në drejtim të dritares, duke shkaktuar ngarkesën emocionale, zbrazjen shpirtërore të revoltës së brendshme; pelset xhami thyhet, dhe bie radioja jashtë nga vjen përsëritja si stagnim i gjendjes ekzistuese, nga i njëjti zë i simfonisë dhe shpërthen krismë e çuditshme…
Dialogjet e ndërthura në mes dy personave, piktorit dhe bashkëshortes Lules ngarendin me veprime të njëpasnjëshme skenike që thurrën për të pasqyruar botën e brendshme dhe të jashtme të artistit që reflekton para publikut që ngërthen kureshtjen e lexuesit (dëgjuesit*shikuesit) në këtë rast, paralajmërohet pamundësia për të shfletuar gazetën si kronikë e kohës dhe zëdhënëse e veprimit me rastin e një shpërthimi bombastik që theu heshtjen nxjerrja e timit dhe flakës nga ana e radios si një katrahurë dhe rrëmujë e vërtetë. që pason me gjunjëzimin e Lulës dhe heshtjes dinjitjes në mënyrë dinjitoze prej saj.
Autori i dramës ka shpalosje të herë pas hershme nëpërmes monologjeve, dialogjeve dhe veprimit të thurur e ndërvarur skenik, njëkohësisht i ka baraspeshuar mendimet, faktet, intrigat, mungesat dhe pengesat jetësore, sikur një frymëmarrje të përtritshme artistike, duke i vendosur dhe shpërfaqur për mrekullueshëm me këndvështrimin retrospektivë në bardh e zi.
Si kuntuinitet motivues ecurisë së dramës, dramatika e asaj smire, mërzie sikur edhe mesazhi që shpërthen kah (lexuesi) publiku, i cili me kureshtje edhe e pret që porosia të vjen prej atij lëmshi, vorbullës së mbërthyer që të thejë atë gëzhojë të thurur në mënyrë hermetike. Autori është ai që barikadohet në mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave, sepse aparati përgjegjëse nuk vihet në mbrojtjen e tyre.
Burhanedin Xhemaili si poet, prozator dhe dramaturg ka shpërfaqur idetë e veprës përmes simbolikës krahasuese dhe të simboleve letrare.
Burhanedin Xhemaili, lindi më .1962 në fshatin Rramanli. Shkollën e mesme e kreu në Kumanovë, ndërsa Fakultetin Filologjik Dega “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Shkup. Ka kryer detyrën e Kryeredaktorit të Revistës për Letërsi‚ Shkencë dhe Kulturë “DORUNTINA”. Botimet “DRITA E VONUAR’’ poezi 1993, “FRIKË NGA LIRIA” tregime 1994, “PORTRETE TË DJEGURA” dramë 1999. “TINGUJT E JETËS” tregime 2001,“KAMBANAT E LIRISË” poezi 2003, “MAGJIA MODERNE’’ tregime dhe novela 2005, “RRUGA E NDJENJAVE” roman 2006, “NË FUND TË TUNELIT” tregime 2011, “ËNDRRA E ZGJUAR BRENDA SYVE” poezi 2013