DYLON

Portieri Marijan Ćorić i bashkohet Gjilanit

Portieri Marijan Ćorić i bashkohet Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Sport Club Gjilani vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Marijan Ćorić, i cili nga sot është zyrtarisht futbollist i klubit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit “kuq e bardh”.

Drejtuesit e klubit thonë se me cilësitë, përvojën dhe mentalitetin konkurrues që sjell, Ćorić vjen për të rritur konkurrencën brenda ekipit dhe për të kontribuar në realizimin e objektivave të Sport Club Gjilanit.

EkoHigjiena

Marijan Coric i bashkohet Gjilanit me firmën deri më 2028

“Klubi i uron Marijanit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardhë. Besojmë se, së bashku me bashkëlojtarët dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve tanë, do të ndërtojmë një sezon plot sfida, emocione dhe suksese. Mirë se erdhe në Gjilan, Marijan! Suksese me ngjyrat kuq e bardhë!”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.