Sot vendoset fati i SC Gjilanit, se a do të jetë ende pjesë e IPKO Superligës apo në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës.
Portieri i “Skifterave” Kenan Haxhihamza ka deklaruar se me gjithë respektin për Besën, Gjilani do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
“Këtë ndeshje e kemi përgatitur maksimalisht, në veçanti në aspektin psikologjik pasi që duke ditur kualitetet në ekip që kemi, organizimi i klubit, ishte pak vështirë e pranuar pozita në të cilën përfunduam. Atmosfera është e jashtëzakonshme dhe mezi presim të filloj ndeshja dhe të dëshmojmë kualitetet tona të vërteta”, ka thënë Haxhihamza.
Ndryshe, ai ka thënë se janë përgatitur maksimalisht dhe se mezi presin ndeshjen.
“Me gjithë respektin për klubin Besa sukseset në të kaluarën, sezonin tjetër në Superligë besoj se do jemi ne dhe me potencialin që posedojmë si ekip dhe udhëheqësin atëherë e ardhmja e Gjilanit do të jetë në Superligë”, ka përfunduar Haxhihamza.
Beteja e fundit e kluvbeve të kuqe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 16:00.