DYLON

Portieri i Dritës Faton Maloku i bashkohet kombëtares  

Portieri i Dritës Faton Maloku i bashkohet kombëtares  
Avatar photo Redaksia

Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Sipas FFK-së, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.

EkoHigjiena

Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.

Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.