DYLON

Portat mbesin të paprekura në derbin Drita – Gjilani

Portat mbesin të paprekura në derbin Drita – Gjilani
Avatar photo Redaksia

Derbi i Superligës së Kosovës në Futboll në mes të Dritës dhe Gjilanit përfundoi pa fitues, madje portat mbetën të paprekura, ndonëse të dyja ekipet kishin mundësi të mira shënimi përgjatë 90-të minutave lojë.

Ishte një tjetër përballje e zjarrtë në futbollin kosovar ku dy skuadrat gjilanase që shquhen për rivalitetin e tyre të madh, mëtuan fitoren, por ja që barazimi pa gola ishte epilog i këtij derbi.

EkoHigjiena

Ndeshja që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në Superligë së Kosovës në Futboll i solli të dyja ekipet vetëm nga një pikë. Tani Gjilani ka 11 pikë, aktualsiht mban pozitën e tretë, ndërsa Drita ka 8 pikë, ndodhet në pozitën e gjshtë, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë me Prishtinën, e shtyrë për shkak të angazhimeve të skuadrës së Dritës në Evropë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.