DYLON

Porositi dërgesën me postë të shpejtë, e dyshuara mashtroi punëtorin e postës por identifikohet dhe arrestohet

Porositi dërgesën me postë të shpejtë, e dyshuara mashtroi punëtorin e postës por identifikohet dhe arrestohet
Avatar photo Redaksia

Porositi dërgesën në vlerë 2 mijë e 650 euro me postë të shpejtë, e dyshuara mashtroi punëtorin e postës, identifikohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me rastin ku një ankues (punëtor i një poste) ka raportuar se me datë 18.09.2021, deri sa ka pasur një dërgesë për ta sjellur në Gjilan në vlerë prej dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (2650 Euro) një personi të gjinisë femërore me iniciale M.H. (emër i rrejshëm), në momentin e kontaktit me këtë person, e dyshuara merr porosinë duke i thënë pales ankuese se po shkon për t’i marr paratë dhe për tia sjell atij, ajo largohet në drejtim të panjohur duke e mashtruar atë.

EkoHigjiena

Pas një pune intensive të njësive hetimore të Policisë në këtë rajon sot me 09.12.2021 është arrit që e dyshuara me iniciale (L.S.) të identifikohet dhe arrestohet, e cila në prezencë të avokatit mbrojtës pranon se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent e dyshuara ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore./2LONLINE/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.