Porosia e Zhbogarit për Gjykatën Speciale, votojeni!
Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se tashmë gjithçka është kryer dhe shteti i ri duhet t’i thotë “po” Gjykatës Speciale. “Koha është tani që të vendoset për themelimin e Gjykatës Speciale. Amendamentet kushtetuese janë në Kuvend kurse ligji për të është gati. Nuk shohim arsye që ky votim të shtyhet. Çdo ditë na pyesin nga kryeqytetet tona, se pse Specialja po vonon dhe ne duhet të shpjegojmë së është proces i vështirë. Sa më shumë zgjatet kjo aq më shumë pëson ky vend. Duke parë situatën besoj që deputetët shumë shpejt do ta votojnë Gjykatën”, ka thënë në një intervistë për “Klan Kosova” Zhbogar.
Por, diplomati slloven konfirmon se në këtë qëndrim evropianët janë në vijë të njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veçse të parët, sipas tij, kanë edhe mënyra për të ndëshkuar Kosovën, nëse nuk e kryen këtë obligim.
