Porosi për rini: Politika është afatshkurtër, mësimi dhe dija janë të përjetshme

Porosi për rini: Politika është afatshkurtër, mësimi dhe dija janë të përjetshme

Rinia, para se gjithash duhet të përpiqet për mësime shembullore, e më pastaj të merret me politikën që të mund të jetë shembullore edhe aty.

Shkruan: Gani Neziri

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për rini të mësimeve shembullore që të administrojnë shtetin me politikë shembullore. Pra, të kryej fakultete, magjistratura e doktoratura shkencore për të fituar dije profesionale.

Them kështu sepse, politika mund të të nxjerr nga loja në momentin më të papërshtatshëm, (mësuar nga përvoja ime).

Ashtu si që dihet, tani në çdo katër vjet ndërrohen pushtetet, me këtë rast, rivalët politik mund t’i marrin gjitha privilegjet e pushtetit njëri -tjetrit (të mos them edhe rrobat e veshura) por, kurrë nuk mund tua marrin dijen dhe veprën shkencore. Prandaj, për asnjë moment mos e leni në harresë këtë porosi, (përsëriste dikur profesori i nderuar Skënder Riza).

Pra, politika është afatshkurtër, ndërsa mësimi dhe dija janë të përjetshme.

Prandaj, mësoni e studioni që të jeni përjetësisht të pa frikë e të pavarur! Mos lejoni që ta mësoni këtë fakt nga përvoja juaj por, mësoni nga përvoja e të tjerëve që kësaj rruge kaluan para jush.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE