Poroshtica: Mosmiratimi i sigurimeve shëndetësore, njolla më e madhe e çdo pushteti!

Poroshtica: Mosmiratimi i sigurimeve shëndetësore, njolla më e madhe e çdo pushteti!

Ilaz Poroshtica, anëtar i Nënkomitetit për Shëndetësi në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjilan ka thënë se megjithëse Spitali i përgjithshëm në Gjilan është nën kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë për shkak se ky institucion shëndetësorë i ofron shërbime popullatës së komunës së Gjilanit, të gjitha problemet dhe mangësitë, por edhe sukseset, pashmangshëm reflektohen tek shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve tonë.

Sipas tij, disa nga problemet më të mëdha që drejtpërdrejtë e rëndojnë shëndetin, por edhe gjendjen material të popullatës. Të gjitha këto janë pasojë e asaj se asnjëherë që nga paslufta, shëndetësia nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie.

“Mosmiratimi i sigurimeve shëndetësore janë njolla më e madhe e çdo pushteti, e cila në masë të madhe e rëndon xhepin e çdo pacienti dhe jo rrallë e rrezikon edhe shëndetin e tyre – shpesh pacienti nuk ka mundësi t’i blejë të gjitha barnat e përshkruara”, ka thënë Poroshtica, transmeton Portali 2LONLINE.com.
.

Sipas tij, moskoordinimi i duhur mes Mjekësisë primare dhe asaj sekondare edhe pse do të duhej të funksiononte si një sistem unik shëndetësor, shkakton telashe të shumta edhe për pacientët, por edhe në raportin punëtorë shëndetësorë – pacient. Nuk mbahen takime të përbashkëta as menaxheriale e as profesionale.

“Mungesat e barnave esenciale edhe në shërbimin emergjent,ndikon jo rrallë edhe në acarimin e raporteve pacient-mjek. Pacientët janë të detyruar të blejnë edhe infuzione për të hyrë në operim, betadinen elementare, klipset për laparoskopi që 2 vite e tepër i blejnë në Prishtinë. Për një muaj janë ndërprerë operimet me laparoskopi për shkak të mungesës së dioksidit të karbonit. Një kohë janë përdorur dorëza sterile në vend të atyre josterile anise janë disa fish më të shtrenjta”, ka thënë Poroshtica i Vetëvendosjes.

Ai shtoi se pritjet e gjata për operime elektive janë problem i madh dhe kjo ndodhë për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme për punë-kirurgu operon vetëm një herë në javë, dhe pacientët kërkojnë edhe zgjidhje të tjera, edhe në klinika private.

“Tani veç ndjehet mungesa e disa kuadrove, si anesteziologë ,mjekë emergjent si dhe ortopedë edhe pse janë 2 orortopedë të diplomuar e që nuk janë në marrëdhënie pune. Për atë edhe terminet për kontollime jo emergjente janë të gjata”, ka thënë Poroshtica.

Ai tha se pasoja të politikave të gabuara, mosplanifikimit të duhur, pozitës tejet nënçmuese të punëtorëve shëndetësorë, mungesës së perspektives, ikjes së kuadrove drejt perëndimit ,druaj se nëse nuk ndermirën masa urgjente në përmirësimin e kësaj gjendje, situata pas jo shumë viteve do të jetë katastrofale.

“Me gjithë pengesat dhe problemet e shumta, kushteve jo të mira, keqmenaxhimit, përçmimit të punëtorëve shëndetësorë, ata me punën e tyre të përditshme janë në kuptimin e plotë të fjalës heronj të këtij nënqielli dhe ne duhet të jemi mirënjohës për punën dhe misionin e tyre as pak të lehtë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së popullatës”, ka thënë Ilaz Poroshtica, anëtar i Nënkomitetit për Shëndetësi në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

KOMENTE