DYLON

Poroshtica: Bulevardi pret, përfundoni projektet e nisura!

Poroshtica: Bulevardi pret, përfundoni projektet e nisura!
Avatar photo Redaksia

“Bulevardi pret. Duhet pjesëmarrje e qytetarëve dhe dëgjime publike. Sheshi ende i papërfunduar, hyrje-daljet nga Prishtina në mjerim, autostrada në zvarritje, stadiumi i nisur e pa mbaruar, kultqendra, stacioni, palestra, spitali – të gjitha gjysmake”, thotë Ilir Poroshtica, i cili në zgjedhjet e tetorit, do të jetë kandidat i i Partisë GUXO, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

Ai ka kërkuar që të mos nisen gurthemele të reja, pa prerë shirita të projekteve të nisura. Bulevardi pret, sipas Poroshticës, pasi duhet më shumë analiza, studim për lumin e mbuluar, për pasojat e natyrës.

EkoHigjiena

“Projekti i madh nuk ka ku shkon në fund mandati. Përfundoni të nisurat, përmirësoni të mangëtat, mos bllokoni zemrën e qytetit. Shkon njëri, vjen tjetri – projektet duhen përfunduar, me cilësi e qëndrueshmëri. Prisni. Bulevardi pret!”, ka thënë Ilir Poroshtica, kandidat i GUXO për Kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 12 tetor.  /2LONLINE/