DYLON

Populli i Kosovës qëndron përherë pranë popullit amerikan

Populli i Kosovës qëndron përherë pranë popullit amerikan
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, zëvendëskryeministren e dytë, Donika Gërvalla dhe zëvendësambasadorën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder bënë sot homazhe pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton” për të përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan edhe pas 11 Shtatorit se janë komb i njerëzve të lirë e të barabartë dhe se nuk bëjnë kompromis me vlerat e tyre” deklaroi kryeministri Kurti, pas homazheve. Ai shtoi se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan dhe se sot, 21 vjet më vonë, duke vendosur lule të freskëta pranë memorialit “po nderojmë kujtimin për viktimat dhe shprehim dhembshurinë e solidaritetin tonë për atë ngjarje të rëndë dhe për familjet dhe gjithë kombin amerikan”.

EkoHigjiena

Prononcimi i plotë për media i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Me 11 Shtator të vitit 2001, bota u trondit nga lajmi dhe shokua nga pamjet e sulmeve terroriste të cilat vranë 2977 qytetarë dhe në këtë mënyrë shënuan sulmin më të tmerrshëm terrorist i cili ndryshoi gjithë botën.

Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dëshmuan edhe pas 11 Shtatorit se janë komb i njerëzve të lirë e të barabartë dhe se nuk bëjnë kompromis me vlerat e tyre. 21 vjet më vonë, ne nderojmë kujtimin për viktimat dhe shprehim dhembshurinë e solidaritetin tonë për atë ngjarje të rëndë dhe për familjet dhe gjithë kombin amerikan.

Me Presidenten e Republikës dhe zëvendësambasadoren amerikane vendosëm lule të freskëta, këtu në memorialin që kujton këtë ngjarje dhe na e përkujton që mos ta harrojmë kurrë se liria dhe demokracia duhet të mbrohen përherë sepse ato vazhdimisht janë në rrezik. U prehshin në paqe të gjitha viktimat dhe jetoftë përgjithmonë miqësia dhe partneriteti midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.