/2L ONLINE/ – Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka ngritur shqetësimet e saja lidhur me disa nga problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Gjilanit. Qeverisjen gati dyvjeçare të Lutfi Hazirit e karakterizojnë vizita të shumta të personaliteteve të ndryshme si ministra, ambasador, kryetarë parlamentesh, biznesmen të ndryshëm e kështu me radhë. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe edhe Kryetari i Komunës vizitoi shumë shtete, madje disa prej tyre nga disa herë. Por nga këto vizita përveç pompozitetit brendësia është boshe dhe asnjë e mirë qytetarëve të Gjilanit nuk po u vije.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi, tha se pas të gjitha këtyre vizitave të personaliteteve në Gjilan dhe para secilës vizitë të kryetarit jashtë vendit, lëshohen deklarata shpresëdhënëse për investimet që do të vijnë, por Gjilani i pritjeve dhe përcjelljeve të shpeshta mbeti një qendër e spektakleve boshe, mbeti në mesin e komunave me më pak investime në Kosovë dhe humbje e madhe shpresës së qytetarëve.
“Luta po e vazhdon avazin e vjetër të premtimeve, të spektakleve dhe të arsyetimeve me të cilat ai po e blen kohën, e qytetarët po zhyten në halle të pa përballueshme. Nuk mund të justifikohet me borxhe dhe fjalim tjera boshe e shpesh pompoze, se do bëjmë këtë e atë, por kërkohet veprime konkrete dhe punë të prekshme për qytetarin”, tha Kurteshi.
Duke folur për fshehjen e vendeve të lira të punës në sektorin e arsimit, Kurteshi tha se Inspektorati i Arsimit ia ka tërhequr vërejtjen DKA-së për këtë dhe shume shkelje tjera, me kërkesa konkrete, kërkesa konkrete të cilat Komuna nuk i ka respektuar. por komuna nuk i ka respektuar kërkesat e inspektoratit.
“Duke e pas parasysh se marrëdhënia e punës lidhet vetëm përmes konkursit publik, kërkojmë nga DKA , që menjëherë të shpall konkurs për vendet e mbuluara me punëtor të pranuar me kontratë në vepër. Në të kundërtën mos shpallja e vendeve të lira të punës është shkelje ligjore, sikundër që po shihet se kjo mos shpallje e vendeve të punës është edhe tendencë për të rehatuar të punësuarit e deritashëm pa konkurs, që janë kryesisht me baza partiake dhe nepotizëm”, tha në fund Kurteshi. /2L ONLINE/