/2L ONLINE/ – Ditë më parë, në një takim rasti në Trevizo-Itali (11.06.2016) me rastin e përmbylljes së vitit shkollor të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe organizimit më pas të një manifestimi (“kanagjeqi”) tallava alla italiançe, ku prezent ishte dhe ministri i Diasporës, zoti Valon Murati,…me ç’rast këtij të fundit, në mesin e shqetësimeve të shumta, i ngrita edhe çështjen e depolitizimit të misioneve diplomatike, duke kërkuar përfshirjen sa më të madhe të elitës intelektuale të mërgatës sonë nëpër ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës gjithandej vendeve euro-përëndimore, me theks të veqantë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë.
Edhe përkundër vullnetit dhe gatishmërisë, ministri Murati pothuajse e ka të pamundur të bëjë diçka më shumë për mërgatën në qeverinë e elefantëve, ku shtyhen sikurse buajt në zgjedhë duke “ngrehur” kah partitë e tyre.
Pas tërheqjes së imponuar të ambasadorit të parë në Romë, zotit Albert Prenkaj, ambasadën e këtushme është duke e përcjellur fati i keq. Pas vendosjes së një ambasadorje kukull, të një ish përkthyesje të ndërkombëtarëve në Kosovë, radha po i vjen një “pëllumbeshe” tjetër, me një bagazh më të “përsosur” politik e turistik,…e cila do ketë mundësi të mirret me gjithçka tjetër; me politikë, biznes, rregullimin e lukut të saj sipas modes italiane, por asnjëherë nuk do të ketë “kohë” të mirret problemet e qytetarëve të Republikës së Kosovës me qendrim të përkohshëm në Itali.
Se vërtetë politizimi i misioneve diplomatike nga partitë pushtet ka marrë përmasa shqetësuese, tregon fakti i propozimit të dy emrave për ambasor të rinjë të Republikës së Kosovës nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Alma Lama, produkt i importuar nga Levizja Vetëvendosje në LDK, me shtetësi të dyfishtë dhe standarde të shumfishta, propozohet për ambasadore të Republikës së Kosovës në Itali!
Njëri propozim vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, respektivisht për deputetën Alma Lama, e cila deri vonë ka qenë nga më të ”ashprat” në LDK ndaj Thaçit, duke e quajtur “hajdut, kriminel,etj”,…si dhe njëra nga kundërshtaret më të zëshme të koalicionit me PDK-në, ku të gjitha “kauzat” e saj përfunduan me pazarin e turpshëm politik për përfitimin e një posti diplomatik!
Përderisa zoti Hajdin Abazi nga radhët e PDK-së (militant i orëve të para) është propozuar për ambasador në Suedi.
Të dy propozimet flasin qartë për politizim misioneve diplomatike, ku njëri prej tyre demonstron mjerimin politik të LDK-së, dikur partisë së besës dhe shpresës shqiptare,…e tjetri vazhdimësinë e kapjes së institucioneve shtetërore nga militantët partiak.
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra
Lidhja “Demokratike” e Isa Mustafës, injoron themeluesit, kontribuesit shumëvjeqar, veprimtarët dhe aktivistët më të devotshëm të saj, duke i favorizuar ardhacakët (parashutistët) nga partitë tjera. Në asnjë rast dhe në asnjë rrerthanë ardhacakët nuk mbrojnë kauzën politike të LDK-së, tashmë të mbetur pa kauzë. Aagjendat e të importuarëve nga Isa Mustafa në LDK janë thjeshtë personale, ashtu sikurse që është edhe vet agjenda e liderit diktatorial.
Të gjithëve na kujtohen deklaratat plotë hipokrizi të Alma Lames për “mosvotimin” e Thaçit president !
Gënjeshta i ka këmbët e shkurtëra, e thotë proverbi popullor,…propozimi i saj për amabsadore e vërteton votën e shitur për Thaçin dhe “misionin” e saj të vërtetë në LDK, pas zbarkimit nga VV-ja.
Elelktorati i LDK-së, duhet të këndellet nga agonia e thellë, për të shpëtuar atë pak frymë rugoviane të mbetur në LDK, duhet të dal në mbrojtje të kauzës së themeltarëve të saj, të cilët për kauzën e kësaj partie sakrifikuan vetën dhe shkatërruan ekonomitë familjare,…ku shumë e paguan edhe me jetën e tyre.
Ata që sot po luajnë me ndjenjat e themeltarëve të LDK-së dhe shkelin mbi gjakun e tyre,…mos harroni se janë duke shkelur mbi gjakun dhe amanetin e dëshmorëve të lirisë sonë.
Në fund, i kthehem edhe një herë thelbit të këtij shkrimi, politizimit të skajshëm të misioneve diplomatike. Pushtetarët në Kosovë, si gjithnjë në prag të pushimeve verore e kanë gojën plotë “Diasporë”, apo më mirë të themi plotë hipokrizi,…pasi sa më shumë që thirren në emrin e Diasporës, aq më tepër i injorojnë dhe anashkalojnë kërkesat e mërgatës sonë, qoftë në përfshirjen në misionet diplomatike, ashtu me pritjen plot hipokrizi deri në përmasat e plaçkitjes në vendlindje.
Qveritarët, në emrin e mërgatës, hartojnë “projekte” megalomane për vjeljen e buxhetit të shtetit, organizojnë tryeza dhe seminare, hartojnë plane të parealizueshme, siq është ai për “regjistrimin” e diasporës (shkaku i levizjeve të përditshme të mërgimtarëve), bëjnë biznes me ambasada dhe konsullata, e deri tek shpëlarja e parave përmes militantëve partiak nga biznesi me shkollat mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë,…duke mos e bërë asnjë plan të vetëm zhvillimor për riatdhesimin e mërgimtarëve në vatrat e tyre stërgjyshore./2L ONLINE/