DYLON

PolitiKUALE – Humori dhe satira si mënyrë për me u argëtue, mbase politikisht nuk jemi askund

Avatar photo Redaksia

Zejnullah Jakupi

/2L ONLINE/ – Show shqip të argëton! A është koha për argëtim athua? Pse duhet të ketë kaq kritikë, ndoshta jo nëse nuk do ti kemi punët aq “mirë”!Nganjëherë kemi aq shumë monotoni dhe nga ajo nuk po dimë se çfarë të bëjmë, ose na ka kapluar histeria e festave, të llojllojshme, skandale, hajni, papunësi etj dhe natyrisht kur kemi aq shumë probleme të pazgjidhura dhe kur zgjidhjeve nuk u shihet filli, si ngushëllim njeriu fillon të mbështet tek kultura te shpirti i saj, tek humori për ta larguar izolimin, për ta thyer monotoninë dhe hegjemoninë elitare dhe diskursin e tyre protokollar.

EkoHigjiena

Kritika edhe nëse transmetohet si satirë duhet ta ketë këtë mision. Çdo komentim i ngjarjeve është lexim ndryshe dhe mosbindje ose konformizëm ndaj fenomeneve të shumta që na shoqërojnë. Humori dhe kritika, ironizomi kanalizon stresin e dobëson atë, ose nuk e merr seriozisht kotësinë e gjerave absurde që na servilet nga lartë – poshtë.

Kush më shumë se humori, ironia, satira mund ta thotë atë që dëshiron ta thotë publicisti, humoristi, shkrimtari etj. Legjenda e satirës politik Jon Stewart “The Daily Show” duke komentuar pse po i përqesh devijimet shoqërore lajmet dhe politikën, ka thënë se po të kishte gazetari më të mirë dhe emisioni i tij do ta humbiste kuptimin.

Deri më tani shumë njerëzi besonin dhe akoma besojnë se vetëm lajmet dhe zhanret tradicionale janë formate të sakta, të besueshme për publikun. Zbavitja duket si diçka e pa rëndësishme. Por informimi mund të bëhet edhe përmes zbavitjes dhe të ndikoj edhe tek publiku, ose ta edukojë atë.

Shumë nga shikuesit nuk duhet të jenë ashtu serioz, ata shpesh nuk mund t´i filtrojnë gjitha informatat qe marrin brenda ditës. Mënyra më e mirë, ndoshta kjo për tu përballur me vështirësi gllabëruese të jetës së përditshme. Pra të kalohet nga serioziteti tek qeshja dhe gazmendi, argëtimi.

Edhe argëtimi mund të jetë një lloj- politikë-bërje pasive, një lloj kundërshtimi kundër atyre që nuk mendojnë si ne. Në këtë kohë post-moderne do jenë këto rrjete sociale ku leximi “ndryshe” do të na mundësojnë rrugë dhe mënyra të reja të komunikimit me publikun ku secili do komunikoj me publikun e vet siç ashtu dëshiron ai.

Secili do të jetë autor dhe operator dhe në të njëjtën kohë tekst-shkrues dhe kryeredaktor. Tash e tutje si gjithë këto vite komunikimi me publikun, pra kualiteti i mesazheve do të jetë shumë më kualitativ se më parë.

Shumë më shumë redaksitë e mediumeve tradicionale dhe ato sociale do të kërkojnë mendimin e publikut. Publiku është ai që na vlerëson. Publiku është instanca e parë dhe e fundit në procesin e komunikimit tonë, andaj ai duhet respektuar, publiku të ndëshkon dhe të vlerëson gjithashtu.
Duhet ti bindesh vetëm atij dhe askujt tjetër. Në këtë kuptim unë dua vetëm mendimin e të tjerëve, aty është e vërteta. Prej aty fillon dhe zhvillohet dhe ndryshon kultura. Emisionin humoristiko-politik “Politikuale” në youtube:

https://www.youtube.com/watch?v=ZwyZ58-uo9k